Integrimi

Betim Morina, i pari në “Mister Suisse Francophone”

Betim Morina është zgjedhur mister i vitit në spektaklin e bukurisë në Zvicër “Miss & Mister Suisse Francophone 2016”. Djaloshi 17 vjeçar arriti të triumfojë në një garë shumë të fortë, në spektaklin i cili u mbajt të shtunën në mbrëmje në “Theatre Barnabe” në Lozanë të Zvicrës. Kjo është fitorja e parë e një misteri më prejardhje shqiptare në garat e këtij niveli

Betim Morina është zgjedhur mister i vitit në spektaklin e bukurisë në Zvicër “Miss & Mister Suisse Francophone 2016”. Djaloshi 17 vjeçar arriti të triumfojë në një garë shumë të fortë, në spektaklin i cili u mbajt të shtunën në mbrëmje në “Theatre Barnabe” në  Lozanë të Zvicrës. Kjo është fitorja e parë e një misteri më prejardhje shqiptare në garat e këtij niveli.

Muhamed Berbatovci, pjesë e stafit të organizimit të “Miss & Mister Suisse Francophone” thotë për albinfo.ch”. “Më duket se më shumë jam gëzuar unë se sa Betimi. Punoj prej tetë vitesh në organizimin e këtij spektakli, dhe fitorja e Betimit më ka gëzuar pamasë. Kjo është fitorja e parë e një misteri shqiptar por shpresoj jo e fundit”, shprehet ai.

Hobi i Betimit është futbolli. Një kohë të gjatë ai ishte i angazhuar në disa klube futbollistike për të rinj të Lozanes.

Në finalen e këtij manifestimi mori pjesë edhe vajza shqiptare Qëndresa Azemi, e cila nuk pati fatin të shpërblehej me ndonjë çmim, shkruan albinfo.ch Vendin e parë në konkurrencën e vajzav e fitoi Ambre Chavaillaz.