Bota

Bezos, më i pasuri në histori

Pasuria e shefit të kompanisë amerikane “Amazon”, Jeff Bezos, vazhdon të rritet. Vlerësohet se ai ka pasuri prej 86.1 miliardë euro, sipas Bloomberg.

Ai e ka kaluar pronarin e “Microsoft”, Bill Gates, dhe tani Bezos është personi më i pasur në histori, përcjell albinfo.ch.

Shumica e pasurisë së Bezos, rreth 64.6 miliardë, vjen nga aksionet e tij në “Amazon”.

Pikërisht rritjet e aksioneve të kësaj kompanie kanë bërë që Bezos të kalojë Gates, dhe të bëhet personi më i pasur në planet.

Kompani të tjera të rëndësishme të Bezos janë edhe gazeta “Washington Post” dhe kompania e zbulimeve hapësinore, “Blue Origin”.