Maqedonia
Bie për 7 për qind numri i lindjeve në Maqedoni
Në Republikën e Maqedonisë janë shënuar 7.2 për qind më pak foshnje të lindura në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar
Në tre mujorin e dytë këtë vit, në Republikën e Maqedonisë janë shënuar 7.2 për qind më pak foshnje të lindura në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Këto statistika i ka publikuar Entit Shtetëror për Statistika në Shkup, sipas të cilit, numri i foshnjave të lindura në Prill, maj dhe qershor, të këtij vit është 5205.
Sipas Entit të Statistikave Shtetërore, ulje në periudhën e njëjtë shënon edhe numri i të vdekurve edhe atë për 6.1 për qind në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2016.
Në tremujorin e dytë këtë vit kanë vdekur 4554 persona, ndërsa 54 kanë qenë foshnje.
Rritja natyrore arrin në 661 persona, që do të thotë për aq persona numri i të lindurve është më i madh se numri i të vdekurve. Kjo tregon se në Maqedoni, prapë nataliteti është më i madh se sa mortaliteti.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit