Bota

Bie qeveria konservatore e Rajoy, Spanja kthehet majtas

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy është zëvendësuar nga socialisti Pedro Sanchez, i cili ka premtuar edhe zgjedhje të reja në vjeshtë. Ky ndryshim drastik erdhi pas monicionit parlamentar të ditës së sotme në parlamentin e Madridit.

Shumica e 350 deputetëve votuan për shpërbërjen e qeverisë së udhëhequr nga konservatori Rajoy.

“Është nder që Spanjën e lë në një gjendje më të mirë sesa kur e mora udhëheqjen,” tha krenarisht Rajoy, i cili ishte edhe i pari që përshëndeti socialistin Sanchez.

Kryeministri i qendrës së djathtë, i cili ka qenë në këtë detyrë që prej 2011, u largua pas një seri skandalesh korrupsioni që përfshiu qeverinë e tij dhe solli dorëheqje të ministrave. Ai nuk kishte mbështetjen e partive minoritare të baskëve dhe katalonjasve.