Autotech

Bien shitjet e veturave në Evropë

Shitjet e veturave në Evropë janë ngadalësuar në tremujorin e parë, duke treguar performancën më të dobët në pesë vite, prej rënies së kërkesës nga konsumatorët britanikë, që është tregu i dytë më i madh i rajonit.

Regjistrimet për tremujorin e parë u rritën me 0.6%, sipas të dhënave të Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Veturave në Bruksel. Shifra ishte më e ngadalta që prej tremujorit të dytë 2013, kur rajoni ndodhej në recesion, shkruan ‘Scan’.

Sipas grupit në Bruksel, rënia me 5.2% në mars, që erdhi në tri tregje kryesorë si Italia, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, tregon se vrulli po ngadalësohet. Shitjet e automjeteve ranë në 8 nga 10 grupet më popullore në Evropë për marsin, me rënien më të madhe që e regjistroi Ford, Fiat-Chrysler, BMW dhe Nissan, përcjell albinfo.ch.

Perspektiva ka qenë negative në Britani, ku shitjet ranë me 16% për marsin dhe 12 % për tremujorin e parë.

Shpenzimet konsumatore kanë rënie gjithashtu në Britani, sipas ofruesit të kartave të kreditit, Visa. Treguesit mbi ekonominë në Eurozonë janë ngadalësuar gjithashtu, në një kohë të përplasjeve tregtare me SHBA.

Në tregun më të madh të makinave në Evropë, Gjermani, dy institute të hulumtimit treguan për një rënie të besimit të investitorëve.