Sport

Bien Zvicra, Shqipëria dhe Kosova

Në renditjen më të re të FIFA-s kanë pësuar rënie, Zvicra, Shqipëria dhe Kosova

Renditja më e re e FIFA-s për kombëtare, nuk ka sjellë lajme të mira për Zvicrën, Shqipërinë dhe Kosovën, shkruan albinfo.ch.

Përkundër se ka shënuar dy fitore gjatë muajit shtator, Zvicra ndodhet në vendin e shtatë, apo ka rënë për tre pozita. Helvetikët shënuan fitore ndaj Andorrës dhe Letonisë me rezultat 3:0, por as këto fitore nuk mjaftuan që të ngritet, përkundrazi ka rënë më poshtë. Tre vendet e para mbahen nga Gjermania, Brazili dhe Portugalia.

Ndërkohë, rënie ka pësuar edhe Shqipëria. Tashmë kuqezinjtë ndodhen në vendin e 66-të, duke rënë për tre pozita. Shqipëria mundi Lihtenshtajnin 2:0, derisa barazoi 1:1 me Maqedoninë.

Më keq është renditja e Kosovës, që tashmë e sheh veten në vendin e 184-t në botë, duke rënë edhe për katër pozita. Kosova pësoi humbje 1:0 nga Kroacia dhe Finlanda 0:1.