Tematike
Bilanc pozitiv i angazhimit të kujdestarëve pastoralë myslimanë në qendrën e azilit
Kujdestarët pastoralë funksionojnë si ndërtues urash në mes të vendeve të prejardhjes të azilkërkuesve dhe Zvicrës, shkuan SEM. Veç kësaj, kujdestarët në fjalë kanë prezantuar një interpretim të hapur dhe human të islamit
Qeveria Federale, gjegjësisht Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) ka nxjerrë sot një bilanc pozitiv sa i përket angazhimit të klerikëve myslimanë në cilësinë e kujdestarëve shpirtërorë (pastoralë) në fushë të azilit. Ky angazhim është bërë që nga 1 korriku i vitit 2016 në Qendrën Testuese të azilit e cila në nivel federal funksionon në Cyrih.
Nisur nga suksesi i treguar, është miratuar vazhdimi i pilot projektit përkatës, i cili do të zgjasë deri në fund të qershorit të vitit 2018, thuhet në një komunikatë të lëshar nga SEM.
Kujdestarët shpirtërorë funksionojnë si ndërtues urash në mes të vendeve të prejardhjes të azilkërkuesve dhe Zvicrës, shkuan SEM. Veç kësaj, kujdestarët në fjalë kanë prezantuar një interpretim të hapur dhe human të islamit.
Në bilancin e vet, SEM mbështetet në një raport të përpiluar nga Qendra Zvicerane për Islam dhe Shoqëri SZIG të Universitetit të Friburgut.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit