Lifestyle

Bileta falas nga Beyonce dhe Jay-Z

Këngëtarja Beyonce dhe bashkëshorti i saj Jay-Z kanë lansuar një iniciativë, përmes së cilës fansat e tyre do të marrin bileta falas për turneun e tyre ‘OTR II’ në këmbim të veprave të mira.

Yjet janë bashkuar me Fondacionin e Princit Charles dhe Global Citizen për t’i shpërblyer njerëzit bamirës. Fansat, të cilët dalin vullnetarë për çështje bamirësie, do të kenë raste për të fituar një biletë për çdo datë të turneut.

Beyonce edhe më parë ka bashkëpunuar me Fondacionin e Charlsit në turneun e saj të vitit 2014. Koncerte fillojnë në Cardiff sonte përpara se të organizohen në tërë Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë dhe në disa shtete tjera Evropiane.