Fun

Bill Gates “peshon” 90 miliardë dollarë

Bill Gates, njeriu më i pasur në botë, këtë vit ka shtuar pasurinë e tij dhe ndoshta vitin e ardhshëm do të arrijë rekordin prej 100 miliardë dollarësh.

Pasuria Gates, sipas Bloomberg, ishte 90 miliardë, kjo për shkak të rezervave të rritjes së aksioneve në kompanitë Canadian National Railway dhe Company Ecolab.

Në vetëm tetë muaj, pasuria e tij është rritur për 15 miliardë dollarë.

Siç është e njohur, Bill Gates është një filantrop i madh, i cili i ka dhuruar fonde të konsiderueshme nëpërmjet fondacionit Bill and Melinda Gates Foundation. Edhe pse “peshon” 90 miliardë dollarë, ai njofton se pas vdekjes, shumicën e pasurisë do ta dhurojë për bamirësi.

Njeriu i dytë më i pasur në botë është biznesmeni meksikan, Carlos Slim, pasuria e të cilit vlerësohet në 76 miliardë dollarë.