Sport

‘Bisha’ shqiptare ‘gjunjëzon’ Tysonin (video)

Luftëtari shqiptar ka fituar me vendim unanim të gjyqtarëve, dhe ai ka qenë më i mirë se kundërshtari i tij në çdo raund

Ilir Latifi po vazhdon me suksese në karrierën e tij. Luftëtari shqiptar i arteve parciale është afër titullit, pasi mbrëmë ka arritur t’ia shkatërrojë humbjen e parë në karrierë australianit, Tyson Pedro, raporton albininfo.ch.

Luftëtari shqiptar ka fituar me vendim unanim të gjyqtarëve, dhe ai ka qenë më i mirë se kundërshtari i tij në çdo raund.

Me fitoren e fundit, Latifi është pretendent për të fituar titullin në peshat e rënda në UFC.

Edhe Latifi është shprehur shumë i kënaqur për fitoren e fundit dhe ka falënderuar të gjithë për përkrahjen. “Dua të falënderoj të gjithë familjen, shokët, dhe fansat për përkrahjen. Një hap më afër synimit. UF215”, ka shkruar Latifi.

https://www.youtube.com/watch?v=FRfPam1cDcg