Bota

Bitcoin, më atraktiv se ari

Bitcoin shënon rekord, ari po zbehet, të paktën sipas trendit të kërkimeve në Google, ku bitkoin është më i kërkuar se ari për herë të parë në histori.
Sipas raportit të Bloomberg, njerëzit shpesh janë duke u përpjekur të blejnë bitcoins sesa të blejnë ar. Kërkesa për bitcoin është në rritje, ndërsa ajo për ari është në rënie dhe kjo ishte vetëm një çështje kohe para se njerëzit të kthehen në këtë masivisht për të edukuar veten në mënyrat për të investuar në bitcoin, përcjell albinfo.ch.
Duke marrë parasysh kthimin e investimeve të bëra nga investimi në ar, bitkoin nuk e kishte të vështirë të kalonte arin kur ishte fjala për interes.
Investitorët udhëhiqen nga tendenca e popullaritetit të bitkoin-it dhe e shohin atë si ari të ri, veçanërisht pasi vlera e arit po bie, ndërsa bitkoin po rritet.