Sport

Blerim Xhemaili: Erjona më e famshme se unë

Futbollisti shqiptar, Blerim Xhemaili ka thënë se nuk është xheloz në gruan e tij, Erjonën, derisa ajo është bërë më e famshme për shkak të bukurisë së saj

Blerim Xhemaili është futbollist me përvojë në skuadrën italiane, Bologna, si dhe anëtar i Përfaqësueses së Zvicrës për vite me radhë. Por, ai për “Gazzetta Dello Sport”, ka thënë se gruaja e tij, Erjona është më e famshme, përcjell albinfo.ch.

Këto komente vijnë pasi Erjona është në qendër të vëmendjes për shkak të bukurisë së saj.

“Në fillim e kam gënjyer duke i thënë se jam gazetar dhe dua ta zhvilloj një intervistë. Erjonën e kisha parë në rrjetet sociale dhe më pëlqeu shumë. Pastaj u takuam dhe e vërejtëm se jemi për njëri-tjetrin. Jemi së bashku prej tre vitesh e gjysmë, kurse prej 22 muajsh me ne është edhe Luani. Madje, ajo është më e famshme se unë”, u shpreh Xhemaili.

Ai ka thënë se nuk është xheloz, pasi i beson gruas së tij. “Nuk jam xheloz pasi i besoj”, thotë ai.