E-Diaspora

Blerim Xhemaili kalon në Milan?

"Rosonerët” kanë dashur fillimisht ta ndërrojnë Xhemailin me Mathieu Flaminin, por transferi ka dështuar për shkak të çmimit të lartë që këkohej për të

 

Me gjithë  shkëlqimin që pati në lojën e Napolit kundër Parmës (2:1), futbollisti shqiptar nga Zvicra, Blerim Xhemaili duhet të përballet me realitetin e një konkurrence të fortë në Napoli. Kjo për faktin se në pozicione të përafërta me të luajnë edhe Valon Behrami dhe Gökhan Inler.

Mediet italiane së fundi e kanë lakuar emrin e Blerim Xhemailit në lidhje me dy klubet nga Milano. Së pari qe përfolur se Interi po e kërkonte për huazim deri në fund të sezonit futbollistin 26 vjeçar me prejardhje nga Tetova. Por bosi i tij de Laurentis nuk e kishte lëshuar. Ndërsa tash së fundi thuhet se edhe AC Milan i kërkon shërbimet e tij. “

Rosonerët” kanë dashur fillimisht ta ndërrojnë Xhemailin me Mathieu Flaminin, por transferi ka dështuar për shkak të çmimit të lartë që kërkohej për të. Por tash, AC Milan ka një “xhoker”, gjegjësisht Nocerino-n, i cili ka shprehur dëshirën të luajë në Napoli, që e ka edhe vendlindje. Dhe Napoli duket se nuk ka gjë kundër këtij angazhimi.

Sido që të jetë, këtë të enjte përfundon afati i transferim në ligën italiane dhe deri atë ditë mbetet mjaft kohë për që Xhemaili të kalojë ose jo në radhët e klubit që ka 18 tituj kampioni të Italisë.

Kontrata e tij me Napolin e obligon deri në vitin 2015.