Sport

‘Blick’: Xhaka, futbollisti i ndeshjes

Në notat e ‘Blick’ që janë nga 1 deri në 6, shumica e lojtarëve kanë marrë nota pozitive, kurse më të lartën, apo atë maksimale, 6, e ka marrë vetëm Taulant Xhaka

Taulant Xhaka ka realizuar një ndeshje të jashtëzakonshme kundër CSKA Moskës në Ligën e Kampionëve, shkruan albinfo.ch.

Xhaka shënoi golin e parë dhe asistoi në atë të dytë në fitoren 2:0 të Baselit ndaj skuadrës ruse.

Paraqitjen e tij e kanë lavdëruar mediat ndërkombëtare. Në notat e ‘Blick’ që janë nga 1 deri në 6, shumica e lojtarëve kanë marrë nota pozitive, kurse më të lartën, apo atë maksimale, 6, e ka marrë vetëm Taulant Xhaka.

Ndërkohë, sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti është vlerësuar me 4.

Edhe mediat tjera ndërkombëtare e kanë vlerësuar lart paraqitjen e Xhakës, që është notuar me 8.6, apo futbollisti më i mirë i ndeshjes.

Futbollisti shqiptar në rrjetet sociale është shprehur shumë i lumtur për këtë fitore.

Baseli ka gjashtë pikë në Ligën e Kampionëve, dhe në xhiron e ardhshme e pret pikërisht CSKA Moskën.

https://www.youtube.com/watch?v=27yJPXUPQB4