Shkurt.ch

Bllokohet treni në tunelin Lötschberg, evakuohen 350 udhëtarë

Të gjithë udhëtarët janë detyruar të evakuohen dhe të kalojnë në një tren tjetër, i cili është sjellë si zëvendësim

Në tunelin bazik Lötschberg është bllokuar sot në mëngjes një tren Eurocity me rreth 350 udhëtarë. Të gjithë udhëtarët janë detyruar të evakuohen dhe të kalojnë në një tren tjetër, i cili ka ardhur për këtë qëllim, ka njoftuar një zëdhënëse e ndërmarrjes hekurudhore BLS, shkruan srf.ch.. Si shkaktar të bllokimit ajo ka përmendur një çrregullim teknik në tren.

Si pasojë e aksidentit, një numër trenash që duhej të kalonin nëpër Lötschberg  janë detyruar të marrin linjën malore të hekurudhës, transmeton albinfo.ch

Treni ishte duke udhëtuar nga Bazeli drejt Milanos, kur, pak pas orës 8 u bllokua.

Deri në orën 11 ka pasur vonesa të mëdha të trenave në drejtim të Valisit dhe Italisë si pasojë e bllokimit.