AUTOTECH

BMW “ka plane” që të rrëzojë Mercedesin nga froni

BMW planifikon të tejkalojë rivalin Mercedes-Benz në dy vjetët e ardhshme.

Kompania me bazë në Munih të Gjermanisë, viteve të fundit ka humbur pozitën e liderit që kishte në tregun Premium.

Gjithsesi, kompania gjermane mendon se mund të kthehet sërish në krye në fillim të dekadës së re, me një shtytje të modeleve të reja, transmeton Albinfo.ch.

“Më 2020 do të jemi numri një sa i përket shitjeve përsëri”, ka thënë shefi i BMW-së, Harald Kruger për “Manager Magazin”. “Po e drejtoj ekipin drejt këtij qëllimi, edhe pse nuk do të jetë ecje e lehtë. Nuk është mjaftueshëm që të udhëheqësh kur bie fjala te shitjet. Të qenit lider në kualitet, numri një për kënaqësinë e klientëve – kjo është ajo që duhet të bëjmë për klientët”.

BMW ka qenë brendi luksoz lider në shitje për dhjetë vjet, por Mercedesi arriti të dalë i pari në vitin 2016 falë suksesit me shitjet e modeleve SUV-ë.