Autotech

BMW thyen rekord për ‘drift’

Johan e nisi veturën e tij dhe tetë orë më pas theu rekordin me një distancë mahnitëse prej 374.17 kilometrash

Garuesit danez Johan Swchartz kalon kohën e tij duke shtyrë veturat drejt limiteve, andaj BMW e dinte se ai është personi i duhur për të thyer një rekord me modelin e ri M5.

Johan u ftua të sfidonte rekordin për manovra ‘drift’ prej tetë orësh të arritur nga gjermani Harald Muller. Shifra për t’u mposhtur ishte 144.126 kilometra.

I ndjekur nga një audiencë prej familjes, miqve dhe punëtorëve të BMW-së, Johan e nisi veturën e tij dhe tetë orë më pas theu rekordin me një distancë mahnitëse prej 374.17 kilometrash, transmeton Albinfo.ch.

Shoferi tjetër amerikan Matt Mullins ishte ndihmës duke thyer një rekord të ri me BMW M5, për ‘driftin’ më të gjatë të përbashkët, duke i ndihmuar për rimbushje veturës së Johanit.

Dyshja arritën bashkë të kalonin 79.26 kilometra, duke thyer rekordin e shkuar që ishte 28.52 km.