Shkurt.ch
Boksieri kosovar akuzohet për thyerje të kafkës së fëmijës dhe tentimvrasje të gruas
Goditja e tij mbi gruan ka pasur pasoja të rënda edhe për foshnjën e tyre të përbashkët të cilën e ëma po e mbante në krah. Foshnja kishte pësuar me atë rast thyerje të kafkës
Një kikbokser shqiptar është në bankën e të akuzuarit në Gjykatën Penale të Bazelit, i përballur me akuzën e tentimvrasjes së qëllimshme dhe tentim të shkaktimit të lëndimit të rëndë trupor. Ai ngarkohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij. Goditje pastaj kërkim faljeje dhe pajtim, kjo ka qenë rrjedha e cila është përsëritur përgjatë tri viteve, ka thënë (ende) bashkëshortja e 30 vjeçarit, shkruajnë Basellandschaftliche Zeitung dhe telebasel.ch.
Ndërsa herën e fundit, goditja e tij mbi gruan ka pasur pasoja të rënda edhe për foshnjën e tyre të përbashkët të cilën e ëma po e mbante në krah, transmeton albinfo.ch. Foshnja kishte pësuar me atë rast thyerje të kafkës, edhe pse më vonë ajo ishte shëruar.
I akuzuari i hedh poshtë pothuaj të gjitha akuzat. Ai i drejtohet në vazhdimësi gjyqtarit me shprehjen “I dashur zoti kryetar i gjyqit”, gjë që e bezdis këtë të fundit. Ai ka qenë edhe më parë i dënuar për rrëmbim dhe delikte të trafikut.
Personi në fjalë është futur në sallë i shoqëruar nga policët dhe me pranga në duar dhe në këmbë, të cilat i janë hequr pastaj, me kërkesën e avokatit. Ai po mbahet në paraburgim që nga marsi i vitit 2017.
Bashkëshortja e pranishme në sallë, dukej e frikuar dhe gjatë marrjes në pyetje disa herë ka shpërthyer në lot, transmeton albinfo.ch. Ajo thotë se e ka dashuruar burrin e saj dhe për këtë arsye seccilën herë ia ka falur. Ashtu sikurse dhe të tjerët gjatë procesit, edhe gruaja binte shpesh në kundërshtim me veteveten.
Në fillim të marrjeve në pyetje, nën presionin e burrit të saj, ajo kishte dhënë deklarata të tjera, ka theksuar prokurorja e rastit në pledoajenë e saj. Ndërsa xhelozia nga të dy palët ka luajtur gjithmonë një rol në këtë marëdhënie.
Procesin gjyqësor e ka përcjellë edhe familja e të akuzuarit gjë që ka bërë të elektrizohet atmosfera në sallë.
Vendimin, Gjykata Ppenale e Bazelit parashihet ta shqiptojë këtë të enjte.
E-Diaspora
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi” 15-vjeçari zviceran me prejardhje kurde dhe 16-vjeçari, shtetas italian me rrënjë kosovare, të arrestuar në Schaffhausen,...
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi” 15-vjeçari zviceran me prejardhje kurde dhe 16-vjeçari, shtetas italian me rrënjë kosovare, të arrestuar në Schaffhausen,...
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor
-
Barnat e blera jashtë vendit mund të rimbursohen në Zvicër