Sport

Boksieri shqiptar, i gatshëm për të shtunën

Meçi mes Erzen Rrustemit dhe Ricardo Humberto Ramirez, zhvillohet të shtunën rreth orës 22:00 në Aarhus të Danimarkës

Dita e shtunë do të jetë shumë e rëndësishme për boksierin e njohur shqiptar, Erzen Rrustemi. Ai do të ngjitet në ring përballë boksierit Ricardo Humberto Ramirez, shkruan albinfo.ch.

 

Ky meç do të jetë i vlefshëm për titullin e kampionit të botës në versionin WBF.

 

Meçi do të zhvillohet në Danimarkë, nën organizimin e kompanisë së njohur gjermane Sauerland, e cila ka marrë nën menaxhim edhe boksierin nga Zhegra, i cili jeton në Zvicër.

 

Meçi mes Erzen Rrustemit dhe Ricardo Humberto Ramirez, zhvillohet të shtunën rreth orës 22:00 në Aarhus të Danimarkës.

 

Boksieri shqiptar ka kërkuar edhe përkrahjen e bashkatdhetarëve që jetojnë në Danimarkë, derisa biletat kohë më parë kanë dalë në shitje.