Sport

Boksierja shqiptare në finale të Kampionatit Evropian

Donjeta Sadiku është kualifikuar në finalen e madhe të Kampionatit Evropian për të reja në boks, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë

 

 

Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku është kualifikuar në finalen e madhe të Kampionatit Evropian për të reja në boks, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë, shkruan albinfo.ch.

Sadiku në gjysmëfinale e mundi hungarezen Angela Nagy. Mësohet se ajo ka fituar 5:0 ndaj boksieres kundërshtare, duke siguruar një medalje shumë të rëndësishme në karrierën e saj.

Tashmë Donjeta është kualifikuar në finalen e madhe, ku do të mundohet që të mbrojë titullin.