Autotech

“BoldDogs FMX” thyejnë dy rekorde me kërcime me motorë

Ekipi arriti të bënte më së shumti ngritje në ajër dhe kërcime nga ulësja për një minutë si dhe më së shumti “goditje të thembrave” në ajër për një minutë

Ekipi i manovrimeve me motorë, “BoldDogs FMX”, ka impresionuar audiencat për shumë vjet, por tani kanë shpie aftësitë e tyre në nivel tjetër duke thyer dy rekorde Guinness.

Gjatë një transmetimi në CBBC, ekipi arriti të bënte më së shumti ngritje në ajër dhe kërcime nga ulësja për një minutë si dhe më së shumti “goditje të thembrave” në ajër për një minutë, transmeton Albinfo.ch.

Kjo sfidë mbetet e vështirë padyshim, ndërsa më së miri ka treguar anëtari Dan Whitby që ka thënë se për të arritur në nivelin e sotëm ai ka thyer krahët, duart e gishtat.

https://www.youtube.com/watch?v=9JRWkSUI0F8