Sport

‘Boom’ golash nga shqiptarët në Zvicër

Edhe në këtë fundjavë futbollistët shqiptarë kanë shkëlqyer në Superligën zvicerane. Disa me gola, disa me asistime, e disa me paraqitje fantastike.

Grasshoppersi ka mundur Thunin me rezultat 2:0, ku dy golat në këtë sfidë i ka shënuar sulmuesi shqiptar, Albion Avdijaj, shkruan albinfo.ch.

Sulmuesi shqiptar është inkuadruar në lojë në minutën e 58-të dhe më pas ka shënuar dy golat e fitores.

Ai shënoi në minutën e 74-t dhe në atë të 85-tën.

Gol ka realizuar edhe futbollisti i Kosovës, Benjamin Kololli.

https://web.facebook.com/blickchsport/videos/775013526018738/

Ai shënoi një gol ‘panenka’ nga penalltia në fitoren e Laussanes kundër Luzernit 3:1.

Kololli shënoi në minutat shtesë. Në fushë gjithashtu ishin edhe Hekuran Kryeziu dhe Shkëlqim Demhasaj.