Bota

Bora shkakton anulimin e qindra fluturimeve në Britani

Reshjet e mëdha të borës kanë shkaktuar ndërprerje masive të udhëtimit në Britaninë e Madhe.

Pjesë të mëdha të vendit u përfshinë nga bora, e cila në disa zona arriti edhe në 30 centimetra.

Katër linjat kryesore të metrosë në Londër përjetuan vonesa të gjata dhe shumë autobusë ndaluan shërbimin ose ndryshuan drejtimet për shkak të borës, përcjell albinfo.ch.

Fluturimet u pezulluan në aeroportin e Birminghamit, ndërkaq mijëra familje në Uells raportohet se po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike.

Edhe aeroporti “Heathrow” i Londrës është përballur me anulimin e qindra fluturimeve.

Sipas shërbimeve meteorologjike, reshjet e borës do të vazhdojnë edhe më tutje, derisa në Skoci erërat pritet të shkojnë deri në 130 kilometra në orë.