Kosova

Bora shkakton vështirësi qarkullimi në disa rrugë të Kosovës

Ministria e Infrastrukturës e Kosovës njofton se të gjitha rrugët e vendit janë të kalueshme për qarkullim, pavarësisht gjendjes së krijuar për shkak të kushteve atmosferike.

Por, bora e madhe që ka rënë ka vështirësuar komunikacionin në disa pjesë, përcjell albinfo.ch.

Qarkullimin e automjeteve në aksin rrugorë Prishtinë-Pejë e kanë vështirësuar edhe më shumë shtresat e akullit, të cilat janë krijuar për shkak të mosintervenimit me kohë.

Në Ministrinë e Infrastrukturës thonë se që nga mesnata të gjitha kompanitë e pastrimit janë angazhuar për të përfunduar punën e tyre. Ata u bëjnë thirrje ngasësve të veturave që të kenë kujdes dhe ti përshtaten shpejtësisë gjatë ngasjes së automjeteve në trafik. Vështirësi qarkullimi në mëngjes ka pasur edhe në disa rrugë të Prishtinës.