Kosova

Brenda këtij viti lëshohen vizat

Ministrja e Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha në një konferencë për media ka bërë të ditur se institucionet e Kosovës kanë përfunduar detyrat për liberalizimin e vizave dhe përgjegjësia, sipas saj, tani është në anën e institucioneve të Bashkimit Evropian.

Ajo është shprehur optimiste se qytetarët e Kosovës brenda këtij viti do të mund të udhëtojnë pa viza në vendet e Bashkimit Evropian, përcjell albinfo.ch.

Ndërkohë, sa i përket kriterit të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Hoxha tha se Kosova ka shënuar progres.