Turizëm

Britanikët: Shqipëria ju pret për ta eksploruar

Gazetarja Anita Hendrieka tregon për bukuritë shqiptarë, peizazhet e bukura, pamjet e mrekullueshme, plazhet e bukura, banorët mikpritës dhe e rekomandon, si një vend që duhet vizituar patjetër

Mediat ndërkombëtare vazhdojnë të shkruajnë për bukuritë e Shqipërisë, si një vend i pazbuluar dhe që i pret turistët për ta eksploruar.

E fundit që ka shkruar për bukuritë shqiptarë është “Momondo.co.uk”, e njohur për informacionet turistike.

Gazetarja Anita Hendrieka tregon për bukuritë shqiptarë, peizazhet e bukura, pamjet e mrekullueshme, plazhet e bukura, banorët mikpritës dhe e rekomandon, si një vend që duhet vizituar patjetër, përcjell albinfo.ch.

Por, jo vetëm plazhet. Për adhuruesit e natyrës, mund të vizitoni shumë vende, dhe të shijoni bukuritë shqiptare.

Tradita shqiptare po ashtu është një faktor i rëndësishëm, dhe shqiptarët ende e ruajnë traditën e tyre.

Në artikull flitet për historinë e Shqipërisë dhe nuk kishin si të mos mungonin bunkerët e Enver Hoxhës, apo pushtimin e Perandorisë Osmane për 500 vjet.

Disa nga vendet e rekomanduara për t’u vizituar janë: Saranda, Ksamili, Himara, Berati e Gjirokastra.

Ushqimi tradicional është shumë i shijshëm.