Bota

Britanikët të varur nga telefoni

85 për qind e popullatës 16-75 vjeç kanë akses në një ‘smartphone’, me 4 % më shumë nga viti i kaluar dhe 33 nga 2012

Britanikët janë ndër popujt që përdorin më së shumti telefonat e mençur ‘smartphone’, dhe janë të varur nga ky fenomen.

Sipas një sondazhi, një e treta e të anketuarve thanë se zgjoheshin për t’iu përgjigjur mesazheve ose për të kontrolluar pajisjen e tyre në mes të natës dhe 11 për qind pranuan të përdorin telefonin e tyre gjatë kalimit të rrugës.

Më shumë se një e treta e të anketuarve shikojnë telefonat e tyre brenda pesë minutave të zgjimit dhe 55 për qind e bëjnë këtë brenda një çerek ore. Në fund të ditës, më shumë se tre të katërtat (79 për qind) kontrollojnë telefonët e tyre brenda orës së fundit para se të shkojnë në gjumë, shkruan ‘monitor’.

Ndërkohë, 85 për qind e popullatës 16-75 vjeç kanë akses në një ‘smartphone’, me 4 % më shumë nga viti i kaluar dhe 33 nga 2012. Në moshën 18 deri në 24 vjeç, 96 për qind kanë qasje në një ‘smartphone’, zbuluan studiuesit, përcjell albinfo.ch.