Bota

Britaniku pritet të shpallet i pafajshëm pas 11 vjetësh në burg

Ai kishte drejtuar fondacionin “Fëmijët e Tij” në Shqipëri dhe pas 11 vjetësh mund të shpallet i pafajshëm, pasi dy djemtë romë që kishin dëshmuar kundër tij kanë tërhequr dëshmitë

David Brown, i cili në vitin 2006 u dënua në Shqipëria me 20 vjet për pedofili mund të shpallet i pafajshëm, shkruan “Thesun.co.uk”.

Ai kishte drejtuar fondacionin “Fëmijët e Tij” në Shqipëri dhe pas 11 vjetësh mund të shpallet i pafajshëm, pasi dy djemtë romë që kishin dëshmuar kundër tij kanë tërhequr dëshmitë, përcjell albinfo.ch.

Ata kanë thënë se kanë pasur presion, derisa tashmë janë shprehur se shpresojnë që skocezi të lirohet, pasi nuk e ka vendin në burg.

Brown duke folur për mediat britanike nga qelia është shprehur se nuk është i dëshpëruar nga Shqipëria. Ai edhe pasi të lirohet dëshiron të vazhdojë aktivitetet e tij humanitare.

Andon Qoshlli 22-vjeçar dhe Denis Aliu 18-vjeçar janë shprehur se nga presioni kanë dhënë dëshmi të rrejshme, kurse tani janë penduar.

Brown kishte shkuar në Shqipëri në vitin 2000 dhe iu kishte ndihmuar fëmijëve romë, kurse u dënua më 2006 me akuzën për pedofili.