Bota
Brukseli kundër ndryshimit të ligjit mbi subvencionet për fëmijët
Numri i fëmijëve që nuk jetojnë në Gjermani, por marrin para të shtetit gjerman nga prindërit e tyre në Gjermani është rritur. Komisioni Evropian ndërhyri në debatin për ndryshimin e pagesave ndaj tyre, shkruan DW.
Në Gjermani është hapur një diskutim për shtimin e numrit të të huajve nga shtete të tjera të Bashkimit Evropian, të cilët marrin subvencione mujore për fëmijët e parritur. Brenda një viti numri i atyre që marrin subvencione për fëmijët është rritur me dhjetë përqind. Në këtë kuadër Federata Gjermane e Komunave kërkoi që subvencionet për fëmijët të orientohen në shumën për të cilën kanë nevojë fëmijët në vendin ku ata po qëndrojnë faktikisht.
Por Komisioni Evropian u shpreh kundër rregullave të reja për subvencionet për fëmijët që jetojnë në botën e jashtme. Kur një punëmarrës paguan kontribute në një sistem social nacional, ai duhet të marrë të njëjtat shërbime, si çdo person tjetër – pavarësisht nga kombësia dhe vendi se ku banojnë fëmijët e tij.
Këtë ia bëri të ditur një zëdhënëse e Komisionit Evropian agjencisë gjermane të lajmeve dpa. Një përshtatje e subvencionit për fëmijët në shpenzimet e jetesës në vendin ku jetojnë fëmijët nuk është parashikuar askund në të drejtën e BE, për shkak të ndalimit të diskriminimit. Një shpërdorim i mundshëm i rregullave në fuqi duhet të trajtohet duke forcuar instrumentat kundër shpërdorimit, u tha.
Sipas qeverisë gjermane, në qershor u paguan para për 268.000 fëmijë, të cilët jetojnë në shtete të tjera në BE ose në Hapësirën Ekonomike Evropiane. Kjo shumë është dhjetë përqind më e madhe se në fund të 2017.
Agjencia Federale e Punës thotë se ka raste të veçuara edhe për mashtrime me paratë për fëmijët, për shembull me çertifikata për fëmijë që nuk ekzistojnë.
E-Diaspora
-
Gjykimi i shqiptarit për vrasjen e dyfishtë në Bazel, nën masa të forta sigurie Ai është dërguar në Gjykatën Penale mëngjesin e së hënës me një automjet të blinduar të...
-
Dikur i mbylli, LDK tani me prioritet riaktivizon nëndegët në mërgatë
-
Shoqata ‘Smira” mbledh bashkatdhetarët në Gjenevë
-
Artistet kosovare, Agona Shporta e Tringa Sadiku, më 2 maj, me koncert në Cyrih
-
Taravari: Asnjë proces i rëndësishëm për vendin nuk është bërë pa diasporën
Jeta në Zvicër
-
Lojë shpërblyese: Fitoni bileta për të shikuar njërin nga 27 filmat në Kino Kosova Platforma mediale albinfo.ch është partner medial i edicionit të katërt i Kino Kosova...
-
Shkurtimet për financimin e arsimit dhe kërkimit në Zvicër ngjallin shqetësime
-
Mjekët milionerë në Zvicër
-
I dënuari për vrasjen e dyfishtë në Bazel: Nuk e dija se armët ishin të vërteta!
-
Miliarderi zviceran jep 243 milionë dollarë për demokratët amerikanë, “çmenden” republikanët