Integrimi

Bujari duhet të lëshojë Gjermaninë

Gjykata Administrative në Schleswig e ka hedhur përfundimisht poshtë kërkesën për azil të futbollistit 27 vjeçar

Futbollistët dhe stafi i klubit futbollistik TSV Lensahn kanë bërë gjithçka që ka qenë e mundur për t`i siguruar qëndrimin bashkëlojtarit të talentuar, Bujarit. Por, mundi ka shkuar kot!

Gjykata Administrative në Schleswig e ka hedhur përfundimisht poshtë kërkesën për azil të futbollistit 27 vjeçar, shkruan nrd.de.  Si arsyetim për refuzimin e azilit, gjykata ka përmendur se Bujari nuk ka i ka bërë të besueshme shkaqet që e kanë shtyrë për të kërkuar azil n ë Gjermani, transmeton albinfo.ch.

I riu kosovar kishte kërkuar azil para dy vitesh në qarkun Ostholstein, me arsyetimin se, sipas tij, në Kosovë kërcënohej nga hakmarrja. Për t`ia mundësuar qëndrimin në Gjermani, bashkëlojtarët e tij nga klubi TSV Lensahn kishin iniciuar aksionin “Bujar muss bleiben” (Bujari duhet të mbetet këtu).