Shkurt.ch

Bujku i dehur kafshon policin në krah

Së paku një person ka dalë i pasuksesshëm këtu: një polic. Atë e ka kafshuar në pjesën e poshtme të krahut një bujk i dehur, duke i “lënë dhëmbët” në të

Është mbyllur sot në St.Gallen pas 11 ditësh panairi më i madh i ushqimit dhe bujqësisë në Zvicër “Olma”. Organizatorët dhe pjesëmarrësit tjerë kanë nxjerrë një bilanc pozitiv. Edhe nga ana e sigurisë ka rrjedhur gjithçka në rregull. Kjo nuk është e nënkuptueshme kur dihet se në festa të tilla rrjedh edhe shumë alkool.

Por, sidoqoftë, së paku një person ka dalë i pasuksesshëm këtu: një polic. Atë e ka kafshuar në pjesën e poshtme të krahut një bujk i dehur, duke i “lënë dhëmbët” në të.

“Për fat kisha të veshur xhaketën se, ndryshe mund të kaloja shumë më keq”, ka thënë polici Primo Inauen për televizionin TVO. Ndaj “kafshuesit” 26 vjeçar është ngritur një padi penale.