Kosova

Bukuritë e bjeshkëve të Kosovës pëlqehen nga anglezët

Në artikullin e prestigjiozes britanike përshkruhen bukuritë e Bjeshkëve të Nemuna dhe pyetet pse ato mbajnë këtë emër kur ato do duhej të ishin të bekuara

Investimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme për të treguar turizmin malor që mund të bëhet në Kosovë është shpaguar.  Një video e publikuar bashkë me një artikullin në gazetën prestigjioze britanike “The Financial Time” spër për një ditë ka arritur 100 mijë vizita, transmeton albinfo.ch.

Gazetari i kësaj të përditshmjee, Martin Fletcher, ka qenë mysafir i kompanisë kosovare “Balkan Natural Adventure” dhe pas vizitës që i ka bërë Kosovës ka përshkruar produktin kryesor turistik të Kosovës, “Majat e Ballkanit” duke e titulluar artikullin “Ecja në ajër”.

Një udhëtim që kalon nëpër Kosovë Shqipëri dhe Mal të Zi, dhe artikulli për të cilin më herët është shpërblyer edhe me titullin “Tourism of Tomorrow”.  Fletcher përshkruan se si Kosova, Shqipëria dhe Mali i zi dikur kanë qenë të ndara mirëpo tani kufijtë  në mes këtyre tri shteteve përdoren për turizëm.

Në artikullin e prestigjiozes britanike përshkruhen bukuritë e Bjeshkëve të Nemuna dhe pyetet pse ato mbajnë këtë emër kur ato do duhej të ishin të bekuara.

“Përmendja e Kosovës në faqet e artit dhe udhëtimeve në një nga gazetat më prestigjioze në botë në është një gjë shumë e mirë për Kosovën, popullin e saj. Gjithashtu kjo mund të rrisë besimin e investitorëve të huaj. Ne si kompani punojmë në tërheqjen e vizitorëve të huaj me produktet malore dhe kulturore të Kosovës. Për këtë ne kemi pasur përkrahjen e projektit PPSE të financuar nga Zvicra”, ka thënë Virtyt Gacaferri, njëri nga pronarët e kompanisë.