E-Diaspora

Bullakaj, interpelancë për natyralizimin e të huajve

Politikani i ri, tashmë i njohur shqiptarozviceran, Arbër Bullakaj dhe këshilltar në Asamblenë e qytetit Wil ka kërkuar interpelancë për natyralizimin e të huajve në Zvicër.

Shkalla e natyralizimit në Zvicër është më pak se 6% ose në vlerë absolute nga rreth 900 mijë njerëz të cilët i plotësojnë kërkesat për natyralizim, normën e sigurojnë vetëm rreth 30 mijë.

Sipas perspektivës së politikës demokratike, kjo është shumë problematike. Është në interesin e Zvicrës që të ndihmojnë njerëzit që të ndërtojnë të ardhmen në Zvicër.

Arsyet se pse aplikacionet nuk janë dorëzuara, janë të shumta, mungesa e njohurive të procedurës, kostoja e lartë, frika e refuzimit e të tjera.

Në kantonin e Basel-Stadt, për shembull të huajt që qëndrojnë legalisht mbajnë takime personale, kurse Kantoni i Gjenevës është veçanërisht i fokusuar në përpjekjet e saj për të rriturit e rinj.

Cyrihu ka filluar me ndryshime dhe ata gjithashtu kanë filluar të informojnë për mundësitë e pjesëmarrjes dhe duke ofruar një formular të natyralizimit online.

Disa pengesa mund të jenë të lehta dhe në uljen e kostos. Arbër Bullakaj i ka kërkuar këshillit të qytetit disa përgjigje në bazë të pyetje që i ka ngritur. Ai ka ngritur zërin për të huajt që të kenë më shumë të drejta dhe lehtësira në natyralizimin.

Në vijim teskti i interpelancës:

IN_223_Einbürgerungshürden abbauen_Wortlaut

Shkarko Dokumentin