Zhvillim

Bum nga turizmi, shqiptarët po i pastrojnë plazhet

Në Shëngjin, Durrës dhe bregdetin jugor të Sarandës, më shumë vëmendje i është kushtuar pastrimin dhe rregullimin e plazheve

Policia kufitare e Shqipërisë tha se në maj të këtij viti në këtë vend kanë hyrë 360 mijë të huaj dhe prej tyre 131.993 turistë.

Sipas ekspertëve, ky është vetëm fillimi i sezonit turistik veror, dhe pritjet janë të larta në drejtim të arritjes së turistëve të huaj.

Shifrat janë konsideruar një shenjë pozitive për turizmin, por edhe për hotelerinë, dhe shërbimet përcjellëse.

Gjatë asaj kohe, në Shëngjin, Durrës dhe bregdetin jugor të Sarandës, më shumë vëmendje i është kushtuar pastrimin dhe rregullimin e plazheve, raportojnë mediat në Tiranë.