Sport

Bunjaki largohet nga Kosova

Albert Bunjaki ka konfirmuar se po drejton Kosovën në ndeshjen e fundit. Ai ka kontratë deri në vitin 2018 dhe nuk do ta vazhdojë

Trajneri Albert Bunjaki ka konfirmuar se do të largohet nga drejtimi i Përfaqësueses së Kosovës.

Këtë Bunjaki e ka bërë të ditur gjatë konferencës për media para ndeshjes me Finlandën, që do të zhvillohet të martën, shkruan albinfo.ch.

Bunjaki ka thënë se ka kontratë me Federatën e Futbollit të Kosovës deri në vitin 2018 dhe nuk e ka ndërmend ta vazhdojë atë.

Ai ka shtuar se tërheqja zyrtare mund do të ndodhë pas tri ndeshjeve kualifikuese. Kosova nesër përballet me Finlandën, kurse në tetor do të luajë ndaj Ukrainës dhe Islandës.

Kosova ka vetëm një pikë nga shtatë ndeshje të zhvilluara, duke qenë e fundit në grup.