Kosova

Bunjaki paralajmëron largimin nga kombëtarja e Kosovës

Bunjaki gjatë konferencës për media pas humbjes 1:0 nga Kroacia, e ka pranuar se shumë shpejtë do të largohet nga Kosova. Por, ai këtë ka thënë se do ta bëjë kur ta fitojë ndeshjen e parë

Përzgjedhësi i Kosovës në Futboll, Alber Bunjaki e ka pranuar se do të jap dorëheqje nga posti i trajnerit, posa të fitojë ndeshjen e parë. Kjo i bije, se nëse Kosova e fiton ndeshjen kundër Finlandës në Shkodër që luhet me 5 shtator (të martën), Bunjaki do t’ia lëshoj vendin ndonjë trajneri tjetër

Bunjaki gjatë konferencës për media pas humbjes 1:0 nga Kroacia, e ka pranuar se shumë shpejtë do të largohet nga Kosova. Por, ai këtë ka thënë se do ta bëjë kur ta fitojë ndeshjen e parë.

“Rruga ime me Kosovën ka filluar në vitin 2002. Plani im ka qenë ma ia ofruar Kosovës lojtarët më të mirë që ka. Po më dhemb zemra që nuk po e arrijmë fitoren e parë, por Kosova ka me qenë gjithmonë prioritet i jetës time”, tha Bunjaki, i cili është akuzuar shumë herë nga njohësit e futbollit, se ka dirigjuar gabimisht kombëtaren në fushë.

Me Bunjakin, Kosova nuk ka fituar asnjë ndeshje në eliminatore, kurse ka barazuar kundër Finlandës me rezultat 1:1.