Sport

Bunjaku konfirmon: Po, do të kaloj në Kaiserslautern

Albert Bunjaku ka konfirmuar për shtypin gjerman dhe zviceran se përfundimisht do të kalojë në Kaiserslautern

Bunjaku ka thënë sot për blick.ch se puna me FC Nürnbergun është kapitull i mbyllur. “Unë i gëzohem sfidës së re dhe dëshiroj që me golat e mi kthej Kaiserslauternin menjëherë në bundesligën e parë”, është shprehur sulmuesi shqiptarozviceran të cilit i kalon këtë qershor kontrata me FC Nürnberg.

Pasi ndjehej i injoruar nga FC Nürnbergu, klubi ku luan prej disa vitesh, futbollisti shqiptaro-zviceran Albert Bunjaku ka vendosur të braktisë atë. Para pak ditësh ai kishte thënë për mediet gjermane se ka disa oferta nga klube të ndryshme, të bundesligës 1 dhe 2. Por, Bunjaku nuk kishte përmendur emra klubesh.

Sipas gazetës së futbollit Kicker, mesi i ri ku Bunjaku do të luajë që nga korriku, do të jetë FC Kaiserslautern.

Ky klub e ka vetëm edhe një javë në bundesligën e parë, sepse në sezonin e ardhshëm do të zhvillojë gara në një ligë më poshtë. Dhe, që në atë ligë (Bundesliga 2) të qëndrojë sa më shkurt, Kaiserslautern ka marrë masa, duke u përforcuar me një golgeter të mirë çfarë është Bunjaku.

Shënimi i golave në fakt ka qenë pika më  dobët e klubit. Në 33 ndeshje Kaiserslautern ka shënuar vetëm 23 gola. 

Sidoqoftë, sot (e premte) Bunjaku do të bëjë publik qëdrimin e tij nëse, duke filluar nga 1 korriku, do të ndërrojë klub.