Shqipëria

Bunkerët në vepra arti

Gjatë viteve 1970-1983, në Shqipëri u ndërtuan rreth 750 mijë bunkerë, struktura betoni dhe çeliku, si një sistem mbrojtës nga sulmet e mundshme që mund t’i kishte Shqipëria nga armiku, transmeton albinfo.ch.

27 vjet pas vendosjes së pluralizmit, simbolet e komunizmit ende janë të pranishme në disa pjesë. Historiania Enriketa Papa Pandelejmoni tha se statistikat e sotme janë të vështira për të gjetur numrin ekzakt të bunkerëve që i mbijetuan regjimit.

Bunkerët tashmë janë shndërruar në biznese, vepra arti e edhe shtëpi banimi për familjet në nevojë.

Në Golem, pronarët e një resori kanë preferuar t’ia përshtatin ambientit. Bunkerë vazhdon të ketë ende që nga Veriu deri në Jug, megjithëse shumë prej tyre janë prishur, e hekuri është shitur për pjesë.