Kuzhina shqiptare
Burani me spinaq dhe mish
Burania është një nga gjellët më të gatuara në shtëpitë tona; mund të gatuhet me mish ose pa mish, por është një gjellë e shëndetshme për vlerat ushqimore që ka.
• 200 gr mish viçi
• 500 gr spinaq
• 80 gr oriz
• 1 kokërr qepë (mesatare)
• 6 qepë e njomë
• 2 lugë gjelle vaj ulliri
• 1 kokërr domate
• 1 degë nenexhik
• kripë
• piper
• 800 ml ujë.
Përgatitja:
Hidhni në një tenxhere vajin e ullirit, shtoni mishin e prerë në copa, kripë dhe piper dhe lërini të skuqen copat e mishit.
Kur të kenë marrë ngjyrë, shtoni qepën dhe lëreni 5-7 minuta të gatuhet me mishin.
Më pas shtoni qepën e njomë dhe orizin, kavërdisni mirë përbërësit dhe lërini të marrin pak ngjyrë.
Shtoni domaten e qëruar dhe të prerë në kubikë dhe më pas ujin që burania të zihet.
Pasi të ketë marrë valë, kontrollojeni për kripë.
Pasi të jetë trashur gjella, shtoni në minutat e fundit të gatimit spinaqin dhe nenexhikun që të mos humbasin ngjyrën dhe shijen.
Ju bëftë mirë!
E-Diaspora
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në këtë shtet Raportohet se Haris Shala është 25-vjeçari shqiptar që humbi jetën një ditë më parë në një...
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe
-
8 filma nga Kosova dhe Shqipëria do të prezantohen në Festivalin e Filmit “goEast” 2024
Jeta në Zvicër
-
Përkundër paragjykimeve, mirëqenia në Zvicër është rritur në 30 vjetët e fundit “Rritja e prosperitetit dhe mirëqenies gjatë 30 vjetëve të fundit është dukshëm e nënvlerësuar”, thotë Luc...
-
Lojë shpërblyese: Fitoni bileta për të shikuar njërin nga 27 filmat në Kino Kosova
-
Shkurtimet për financimin e arsimit dhe kërkimit në Zvicër ngjallin shqetësime
-
Mjekët milionerë në Zvicër
-
I dënuari për vrasjen e dyfishtë në Bazel: Nuk e dija se armët ishin të vërteta!