Maqedonia

Burgoset Nikola Gruevski

Gjykata Penale Shkup sot shqiptoi masën e burgimit për ish kryeministrin maqedonas, Nikola Gruevski, informon albinfo.ch. Ai u akuzua në rastin “Tank”, për furnizimin e “Mercedesit luksoz”.

Sipas gjykatëses së rastit, Dobrilla Kacarska, Gruevski është shpallur fajtor për shkak se ka ndikuar në tenderin për blerjen e Mercedesit në vlerë prej 550 mijë eurove, duke favorizuar ndërmarrjen MakAutoStar. Ish lideri i VMRO-DPMNE është dënuar me dy vjet heqje lirie, ndërsa para Gjykatës janë mbledhur një sërë simpatizantësh për të protestuar ndaj vendimit.