Sport

Burim Rama ndeshet për titull bote në evenimentin humanitar në Ferizaj

Ai ka lindur në Kosovë, por është rritur në Suedi, ku edhe është shpallur kampion

Ngjarja e madhe humanitare sportive-ICF që do të zhvillohet më 29 dhjetor, sipas organizatorëve pritet të jetë një spektakël i madh, pasi pjesëmarrjen e kanë konfirmuar shumë sportistë të njohur, që vijnë nga sportet si kikboksi, MMA e boksierë, si dhe ushtarët amerikanë të Boundstil, përcjell albinfo.ch.

I fundit që ka konfirmuar ardhjen, e që do të luftojë për titull bote SPF,  është një sportist yll, që u paraqit edhe nëpër evenimentet “Glory’, e që ka edhe disa tituj.

Bëhet fjalë për Burim Rama, një djalosh 26-vjeçar, i cili ka lindur në Kosovë, por që është rritur në Suedi.

“Po e ndiej veten shumë mirë që jam duke kontribuuar edhe unë për një eveniment të tillë humanitar, sepse gjithmonë kam pas dëshirë që edhe unë të bëj diçka për vendin tim, dhe ja që me ftesë të promotorit Avdyl Salihu dhe organizatorit Mustaf Kicaj, kjo mu bë e mundshme dhe ata i falënderoj”, ka thënë Rama

Ai ushtron në palestrën e vëllezërve të tij “C4 Thaiboxing” në Suedi dhe kohët e fundit nënshkroi një marrëveshje menaxhimi me Maeng HO nga Danimarka.

Ai deri më tani ka 54 ndeshje, ku prej tyre 38 fitore (16KO). Ai ka fituar medalje të bronztë nga “IFMA European Championship”, “IFMA World Cup 2015” medalje të bronztë, si dhe kampion i Suedisë në Muaythai.