Shkurt.ch

Burkhalter dhe Alfani bisedojnë për punëtorët ndërkufitarë italianë në Zvicër

Dy kryediplomatët kanë biseduar para së gjithash lidhur me mënyrën e taksimit të punëtorëve “ndërkufitarë” nga Italia të cilüet punojnë në Zvicër

Sot, ministri i jashtëm i Zvicrës, Didier Burkhalter ka takuar sot në Lugano homologun e tij italian Angelo Alfano. Dy kryediplomatët kanë biseduar para së gjithash lidhur me mënyrën e taksimit të punëtorëve “ndërkufitarë” nga Italia të cilüet punojnë në Zvicër, njofton srf.ch.

Kjo kategori e punëtorëve është aktualizuar shpesh viteve të fundit, për shkak të pakënaqësisë së banorëve lokalë të zonave afër kufirit me Italinë. Sipas tyre, punëtorët nga Italia rrezikojnë vendet e tyre të punës.  

Krahas kësaj, Burkhalter dhe Alfanokanë biseduar edhe në lidhje me problemet e përbashkëta të dy vendeve nga fusha e migracionit, politika e sigurisë, politika zvicerane për Evropën etj, bën të ditur Ministria e Jashtme.

Këto bisedime janë zhvilluar në kuadrin e të ashtuquajturit “Formum Dialogu”, i cili mbahet nga viti 2013 një herë në vit. Brenda kornizave të këtij forumi, Zvicra dhe Italia diskutojnë në mënyrë joformale lidhur me tema të ndryshme.