Shkurt.ch
Burkhalter lanson Iniciativën e ujit “Blue Peace” në Azinë Qendrore
Zvicra, në kuadrin e iniciativës “Blue Peace” (Paqja e kaltër) mbështet vendet si: Kazakistani, Kirgizistani, Uzbekistani, Taxhikistani dhe Turkemnistani në menaxhimin e ujërave dhe në këtë mënyrë edhe në shuarjen e konflikteve regjionale
Uji mund të ishte një mjet për forcimin e bashkëpunimit dhe paqes. Këtë e ka thënë veç tjerash ministri zviceran i punëve të jashtme, Didier Burkhalter, në fjalën e tij të hapjes së punimeve të Konferencës ndërkombëtare të ujit, që po mbahet në Astana, Kazakistan.
Siç bën të ditur Ministria e Jashtme në një komunikatë të saj Zvicra e ka iniciuar këtë konferencë, para tri vitesh. Ajo këtë e ka vendosur në kuadrin e iniciativës “Blue Peace” (Paqja e kaltër) për të mbështetur vendet si: Kazakistani, Kirgizistani, Uzbekistani, Taxhikistani dhe Turkemnistani në menaxhimin e ujërave dhe në këtë mënyrë edhe në shuarjen e konflikteve regjionale.
Në të njëjtën kohë ky bashkëpunim shërben për këmbimin e të dhënave teknike si dhe për promovimin e arsimimit të të rinjve të angazhuar në lëmin e ujërave.
Ministri Burkhalter po ashtu ka debatuar me të rinj dhe të reja në pavijonin zviceran të “Expo 2017” lidhur me vizionet e të ardhmes për ujërat.
Deti Aral, pothuajse plotësisht i shterur, tregon për pasojat e qasjes së paqëndrueshme me ujin në regjionin e Azisë Qendrore. Kjo është arsyeja për të cilën Zvicra mbështet këtë regjion me iniciativën “Blue Peace” Central Asia 2017-2020”.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta Zyra e kompensimit i kishte refuzuar kërkesën, sepse ai kishte shpenzuar mbi 120,000 franga nga përfitimet...
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf