Bota

Burrat detyrohen të rrinë pesë ditë mbi veturë për t’i ikur krokodilëve

Të dy dërguan video-mesazhe gjatë periudhës së rëndë, si dokumente dhe mesazhe për më të dashurit e tyre. Ata u gjetën nga ekipi i shpëtimtarëve të martën

Dy burra janë detyruar të qëndrojnë për pesë ditë në një kulm të veturës për të shmangur sulmin nga krokodilët.

Charlie Williams, 19-vjeçar, dhe Beau Bryce-Morris, 37-vjeçar, ishin në një udhëtim për peshkim me një qen në Australinë perëndimore kur vetura e tyre ngeci.

Të dy dërguan video-mesazhe gjatë periudhës së rëndë, si dokumente dhe mesazhe për më të dashurit e tyre. Ata u gjetën nga ekipi i shpëtimtarëve të martën, transmeton Albinfo.ch.

“Ata ishin shumë të lodhur, të dehidruar dhe të goditur nga të nxehtit. Sigurisht shumë të emocionuar dhe të lumtur që na panë neve”, ka thënë Mark Balfour nga ekipi shpëtimtar.

Ai ka thënë për BBC-në se burrat kishin mbijetuar duke ndarë ushqimin dhe ujin, por kishin mbetur pa gjëra kur u bllokuan në Dampier Peninsula, rreth 100 kilometra në veri të qytetit të Broomet.

Balfour ka thënë se burrat ishin sulmuar nga së paku një krokodil, që i frikësoi.

Bryce-Morris ka thënë se një natë qeni i tyre u sulmua nga disa krokodilë.