Bota

Burrat e martuar mund të bëhen priftërinj

Burrat e martuar mund të shugurohen priftërinj katolikë në zonat e largëta ku ka mungesa të klerit.

Papa Françesku po shqyrton propozimet e ngritura nga Peshkopët në Brazil, të cilët ankohen se disa zona administrohen vetëm nga një prift disa herë në vit.

Sipas propozimeve, burra të martuar me besim të provuar, të njohur si ‘viri probati’ nga kisha, do të jenë në gjendje të bashkohen me priftërinë.

Papa Françesku gjithashtu ka folur edhe për sulme e ndryshme terroriste që po ndodhin në botë, përcjell albinfo.ch.

“Bota po i drejtohet një lufte edhe më të madhe se sa ato të mëparshmet”, deklaroi numri një i Vatikanit, pasi vizitoi varrezat e ushtarëve amerikanë ne qytezën e Nettunos.

Komentet i bëri gjatë një meshë në ambient të hapur për mijëra vetë, në ditën kur Katoliket kujtojnë të vdekurit.