Kultura

Bushido, koncert në Prishtinë

Verë e nxehtë parashikohet të mbretërojë edhe këtë verë në Kosovë. Por edhe më “nxehtë” duket se do ta bëj rap këngëtari kontrovers nga Gjermania, Bushido.  Artisti me famë ndërkombëtare do të performojë më 21 korrik në Prishtinë, në kuadër të festivalit “Prishtina Plus Festival”, i cili për tri ditë me radhë Parkun e Gërmisë do ta shndërrojë në qendër kulturore.

Kompania që ka konfirmuar ardhjen e këngëtarit është “Next Level” e cila njihet për sjelljen në Kosovë të shumë këngëtarëve më famë botërore.

Ardhjen e rap këngëtarit gjerman, adhuruesit e tij shqiptarë janë duke e pritur që nga viti i kaluar.

Edhe vetë rap artisti në faqen e tij zyrtare ka postuar videon që konfirmon ardhjen e tij ndërsa ka ftuar fansat e tij shqiptarë që jetojnë në Zvicër dhe Gjermani që të jenë të pranishëm në këtë koncert.