Shqipëria

Bylykbashi: Gjykata kushtetuese, peng i shitjes së detit

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Oerd Bylykbashi, ka thënë se kryeministrit i Shqipërisë, Edi Rama po e mban peng Gjykatën Kushtetuese, duke bllokuar zëvendësimin e vendeve të zbrazëta të gjyqtarëve për ta bërë fakt të kryer shitjen e detit, përcjell albinfo.ch.

“Rama ua ka shitur territorin e Shqipërisë‎ grekëve! Tregtari i kufijve ka bërë marrëveshje në fshehtësi dhe duke shkelur Kushtetutën. Askush nuk di çfarë interesi tjetër kombëtar ka tregtuar për pushtetin e tij”, ka shkruar deputeti në një reagim në rrjetin social, “Facebook”.