Kuzhina shqiptare

Byrek (pite) me patate

byrek me patatePërbërësit:

•       75 gr petë të gatshme,
•       5 kg patate,
•       4 lugë qepë,
•       3 lugë të vogla kripë,
•       4 lugë të vogla vegetë,
•       ½ lugë e vogël piper i zi,
•       5 filgjana vaj,
•       5 filgjana ujë,

Përgatitja:

Patatet qërohen, grihen në katrorë të vogla.
Përzihen me qepën, hudhrat, melmesat.
Tepsinë e lyejmë me vaj.
Në tavolinën e punës shtrijmë një petë, spërkasim me pak vaj, qesim të dytën, e spërkasim me vaj dhe të tretën.
Pastaj në skaje të petëve qesim nga mbushja me patatet dhe mbështjellim në formë roleje.
Rolet e mbështjella i rendisim në tavë katrore ose të rrumbullakët, të lyer më parë me vaj.
Në fund lagim duart me ujë dhe përshkojmë tërë sipërfaqen e byrekut dhe ma pas lyejmë me vaj tërë sipërfaqen (mundësisht me brushë, sepse depërton vaji njësoj në gjithë sipërfaqen e byrekut).
E pjekim në 190 gradë për 40 minuta ose derisa të marrë ngjyrë të kuqërremtë.
Pas pjekjes derisa është i nxehtë byrekun e lagim me ujë të kripur, e mbulojmë me folie dhe e lëmë edhe për 10 minuta.
Sipas dëshirës, byrekun me patate mund ta lyejmë edhe me ajkë të thartë dhe e mbulojmë tepsinë derisa ta servojmë.

Ju bëftë mirë!


 Të tjera nga Kuzhina shqiptare