Shqipëria

Bysheku i Elbasanit, një tjetër vend që po zgjon interesimin e turistëve

Shqipëria me turistë spanjoll të cilët vizituan Byshekun.

Një grup turistësh spanjollë kanë vizituar pikën turistike të Byshekut që ndodhët afër qytetit të Elbasani.

Pasi vizituan qytetin dhe vendet e tij historike, në qendër me kalanë mesjetare, objektet kulturore dhe ato të kultit, udhëtuan për në Byshek të shoqëruar nga të rinjtë e kompanisë “Smile Albania”.

Pika më e afërt turistike me qytetin e Elbasanit, Bysheku, aktualisht duket se po rimerr shkëlqimin e dikurshëm të një destinacioni turistik. Rruga automobilistike që të çon për atje është e riparuar dhe ka lehtësuar lëvizjen e vizitorëve drejt këtij vendi piktoresk.

Një veçori kulturore e tradicionale është dhe mikpritja vendëse dhe gatimet e shijshme tradicionale të Elbasanit.