E-Diaspora

Bytyqi, ylli i ri shqiptar pranë Balotellit me shokë

Nuhatjen për shënimin e golave, Bytyqi e ka dëshmuar kur, më 12 dhjetor luajti me U18 kundër Sunderlandit. Ai shënoi një gol dhe e përgatiti një tjetër

Shumë moshatarë të tij e kanë ëndërr të shohin në fushë të futbollit yjet e njohur si Balotelli dhe të tjerët në Manchester City. Por shqiptari nga Austria, 17 vjeçari Sinan Bytyqi e ka tejkaluar me kohë këtë fazë. Që nga maji i vitit 2012 ai është edhe vetë pjesë e klubit të madh Manchester City.

Sigurisht, Bytyqi, në kampionen e shumefishtë të premier League luan për rezervistët por për moshën dhe eksperiencën e tij është kjo një e arritur e konsiderueshme.

„Lojtarët që në ndonjë fazë nuk janë në 11-ëshen e parë ushtrojnë me ne dhe aty takohemi“, thotë Bytyqi, i cili luan për skuadrën rezervë. Sipas praktikës angleze, skuadrat „Reserves“ përbëjnë fidanshtet e klubeve të mëdha.

Madje edhe kryetrajneri Roberto Mancini është shpesh i pranishëm në stërvitjet e rezervistëve me ç`rast përcjjell zhvillimin e talentëve të rinj.

Nuhatjen për shënimin e golave, Bytyqi e ka dëshmuar kur, më 12 dhjetor pati shansin të luajë si U18 kundër Sunderlandit. Ai shënoi një gol dhe e përgatiti një tjetër, edhepse vetëm pak ditë para kësaj ai ishte shëruar nga një lëndim. „Duhet të punosh fort dhe do ta fitosh shansin“ thotë ai.

Dhe, Sinani është duke e shfrytëzuar shansin e vet jetësor. Lëvdata për të mund të degjohen edhe nga vetë përgjegjësit e Manhesteer City.

Hapin e radhës të sukseseve Bytyqi e ka pasur të enjten që shkoi, kur ai u paraqit para 50 mijë shukuesve në stadiumin Etihad, kundër Burnley për Kupën e të rinjve. Në fitoren 2:0 të City-t, Sinani nuk arriti të shënonte, por paraqitja para një publiku të tillë ishte gjithsesi një përvojë e çmuar e tij.